Më fillim nga ora 11:00 mblidhet sot kryesia e Kuvendit e Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit për shkak të mungesës së kuorumit

Në mbledhjen e Kryesisë munguan vetë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nënkryetari Kujtim Shala, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti. Kryesia e Kuvendit të Kosovës së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare pritej të mblidhej sot, në orën dhjetë, për të vendosur për datën e mbajtjes së seancës së radhës të legjislativit, e cila, sipas paralajmërimit do të ketë një rend dite voluminoz 20 pikave. Ndër to edhe tri interpelanca për kryeministrin Ramush Haradinaj, të kërkuara nga opozita: një për reduktimet e energjisë, tjetra për mbulimin e faturave të papaguara të energjisë në veri, dhe një tjetër për marrëveshjen komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë për termocentralin “Kosova e Re”.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …