Albin Kurti

Albin Kurti: Prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës dhe jo ulësja në OKB

Lideri i Verëvendosjes, Albin Kurti duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë tha se prioritet i Kosovës duhet të jetë bashkimi i Mitrovicës dhe jo ulësja në OKB. “Është e domosdoshme që të shikohen marrëveshjet e deritanishme. Pa një reflekim të dialogut të deritanishëm është e pamundur të ecet para. Nuk duhet të lejojm që dialogu të na e rrëmbej komplet agjendën e vendit. Nuk duhet që në kurriz të mardhënieve me Serbinë ta braktisim mardhënien në Kosovë,” tha Kurti Po ashtu sipas tij duhet të kemi të qartë atë që Serbia dëshiron të bëjë në Kosovë. Në çfardo dialogu në të ardhmen mes dy shteteve ne duhet ta kuptojmë se çka dëshiron Serbia, është gabim nëse ne më shumë e kritikojmë BE-në dhe Brukselin, më shumë sesa Serbinë. Serbia dëshiron bosnjëzimin e Kosovës, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …