Brickos

Ka filluar asfaltimi i pesë rrugëve në Drenoc të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i pesë rrugëve në fshatin Drenoc. Asfaltimin e këtyre rrugëve e ka parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili është ndarë i kënaqur me kryerjen e punimeve në këto rrugë. “Rregullimi i infrastrukturës në përgjithësi në Komunën e Malishevës, vazhdon të mbetet një prej prioriteteve tona si qeverisje komunale dhe në të njëjtën kohë këto janë edhe kërkesa të qytetarëve, andaj ne po mundohemi që në tërësi ti plotësojmë këto nevoja të qytetarëve. Me rregullimin dhe asfaltimin e këtyre rrugëve, jo vetëm në Drenoc, por në të gjitha vendbanimet e komunës, çdo ditë e më tepër po shkojmë drejt përfundimit të rregullimit të të gjitha rrugëve dhe kompletimin e infrastrukturës rrugore”, tha kryetari Begaj, me rastin e vizitës në fshatin Drenoc, ku janë duke u asfaltuar pesë segmente rrugore në lagjet e këtij fshati.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …