Ka filluar cikli i parë i vizitave sistematike nëpër shkollat e komunës së Rahovecit

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Përkujdesjes Sociale në komunën e Rahovecit dhe QKMF “Fahredin Hoti”, kanë filluar vizitat sistematike nëpër shkollat e komunës së Rahovecit, respektivisht në klasat e para. Nga data 03.06.2022, deri më datë 07.06.2022, sipas raportit të drejtorit të QKMF-së “Fahredin Hoti”, kanë kryer vizitat sistematike në 18 shkolla, në klasat e para, ku numri i nxënësve të vizituar është 453 dhe prej tyre me pedikulozë kane rezultuar 24 nxënës, ndërsa me karies kanë rezultuar 1020 dhëmbë. Sipas drejtorit, deri në fund të javës do të përfundojë gjithë cikli i parë i vizitave nëpër shkolla. Me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve tanë, në vjeshtë do të vazhdojë cikli tjetër i vizitave sistematike.

May be an image of 9 people and indoor

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …