Ka filluar faza e dytë e vizitave sistematike në shkollat e Malishevës

Nga e mërkura, ka filluar faza e dytë e realizimit të projektit të vizitave sistematike në shkollat e Komunës së Malishevës. Ky projekt realizohet me qëllim të monitorimit të rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe identifikimit të problemeve potenciale shëndetësore. Realizimin e këtij projekti, e kanë parë nga afër, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe ai i arsimit, Avdi Morina. Kryetari Begaj, i ka përshëndetur dhe i ka uruar punëtorët shëndetësor të Qendrës Komunale të Mjekësisë Familjare të Malishevës, për këtë punë të jashtëzakonshme, që janë duke bërë, për kujdesin e shëndetit të fëmijëve në Komunën e Malishevës.

Sipas Valbona Gashit, kryeteknike  në QKMF të Malishevës,  në fazën e parë të këtyre vizitave janë përfshi 900 nxënës të shkollave të Komunës së Malishevës, ndërsa në fazën e dytë do të përfshihen edhe 3000 nxënës, për ti përmbyllur vizitat. Gashi ka thënë se “qëllimi i të gjitha vizitave, është të monitorohet rritja dhe zhvillimi i fëmijëve, njëkohësisht të identifikohen problemet potenciale shëndetësore dhe të udhëzohen me kohë në kujdesin sekondar apo terciar. Gjatë vizitave mjekësore tek të gjithë nxënësit kontrollohet: pesha, gjatësia, higjiena, sistemi lokomotor, kafazi i kraharorit, sistemi i të pamurit, dëgjimi, shëndeti oral, sistemi kardiovaskular, sistemi respirator, abdomen dhe sistemi nervor qendror. Projekti përfshinë 43 shkolla të komunës së Malishevës dhe pritet të finalizohet nga fundi i muajit mars”.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …