Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Dërguti: Edita Tahiri e ka gënjyer opinion publik lidhur me ITU-në

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka theksuar se ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, e ka gënjyer opinionin publik, në lidhje më letrën që ia kam dërguar Unionit ndërkombëtar të telekomunikacioni. Ajo tha se Tahiri e ka shfrytëzuar mundësinë që të gënjej opinion lidhur me letrën që nënkryetarja Dërguti ia ka dërguar ITU, duke shtuar se ministrja u përpoq ta gënjejë opinion publik, njëjtë sikurse e gënjej opinionin për marrëveshjet e arritura me Serbinë. “Pronari telefonik është Serbia, gjë që dëshmohet edhe në letrën e sekretarit të ITU, dërguar ministrit serb, Lajiq. Në këtë letër i referohet Republikës së Kosovës si regjion i Serbisë. Le të na tregoj Edita për vetëm një komunikim zyrtar në mes ITU dhe institucioneve të Kosovës. Ky kod që është në pronësi të Serbisë, në rend të parë cenon sigurinë kombëtare”, ka shtuar Dërguti. Sipas saj, letrën që ia ka dërguar ITU-ja, ia ka dërguar në emër të opozitës, dhe jo në emër të Qeverisë. “Këtë letër e kam dërguar në bashkëpunim me ekspertët vendor, që kanë punuar në ITU, gjatë viteve 80”, ka theksuar Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …