Ka filluar ndërtimi i shtëpisë së Reshit Kabashit nga Shiroka

Reshjet e fundit që dëmtuan rreth 1000 familje në Komunën e Suharekës, për disa familje ishin fatale dhe lanë në qiell të hapur familjarët. I të njejtit fat ishte edhe Reshit Kabashi, nga Shiroka, të cilit iu është rrënuar shtëpia, Andaj angazhimi i kryetari të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetari i Shoqatës së Biznesëve në Suharekë, kanë bërë që Shoqata e Bizneseve të Kosovës- Klubi i Prodhuesve të Kosovës, të ndërtojnë shtëpinë e kësaj familje e cila pësoi shumë nga vërshimet e shiut. Kryetari Muharremaj me rastin e fillimit të ndërtimit të shtëpisë ka falënderuar Shoqatën e Bizneseve të Kosovës- Klubin e Prodhuesve të Kosovës për përkrahje që po i bëjnë Komunës së Suharekës dhe i ka ftuar për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …