Brickos

Kryetari Haliti: Po punojmë në krijimin e sa më shumë hapësirave të gjelbërta për qytetarët tanë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar hapësirën pranë rrugëve “Ramadan Berati” dhe “7 Marsi” në afërsi të varrezave të qytetit të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në shndërrimin e kësaj pjese në hapësirë gjelbëruese. Përndryshe kjo hapësirë ishte mbushur me barroja por edhe nga mbeturinat të cilat janë hedhur nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Pos që është pastruar dhe rrafshuar kjo hapësirë, ajo pritet të shndërrohet në një sipërfaqe të gjelbër. Me këtë rast Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, krahas punëve që po bënë në sektorë të ndryshëm po kryen edhe rregullimin e hapësirave gjelbëruese. Ai bëri me dije se komuna të cilën ai e udhëheq edhe gjatë këtij viti do të punoj në krijimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese dhe atë jo vetëm në qytetin e Vitisë por edhe në shumë fshatra të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …