leoni

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Azem Shala-Bali

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Azem Shala-Bali

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Azem Shala-Bali. Lajmin e ka bërë me dije nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili tha se ndihet pa masë i pikëlluar lajmi për vdekjen e mikut, bashkëluftëtarit, aktivistit politik, kryetarit të nëndegës së PDK-së në Kopiliq të Poshtëm”. Azem Shala  ishte prej luftëtarëve të dalluar të UÇK-së, burrë  i vendosur e parimor, ishte kudo ku vendi kishte nevojë. Aktiviteti i tij politik dhe kontributi i tij për qytetarët e Kopiliqit dhe zonës përreth, për PDK-në dhe për Skenderajn do të mbetet i paharruar!”, ka shkruar Lushtaku në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjëja e duhur për marrëveshje

Charles Kupchan: Marrëveshja e Washingtonit pati më shumë simbolikë se efekt praktik

Rezultati kryesor i Marrëveshjes së Washingtonit ishte simbolika, jo ndikimi praktik. Kështu deklaron profesori i …