Kryetari i Serbisë, Vuçiç ka kërcënuar me dorëheqje për shkak të kritikave që ka marrë lidhur me trajtimin e çështjes së Kosovës

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen gjatë një takimi të partisë për shkak të kritikave për trajtimin e tij për çështjen e Kosovës. Ai e informoi Partinë Progresive Serbe, të cilën ai e drejton, për planin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të cilin ia ka paraqitur të premten një delegacioni prej pesë anëtarësh euro-amerikan. Ai gjithashtu përshkroi pasojat që do të pësojë Serbia nëse e refuzon projekt-marrëveshjen. Shumë  zyrtarë i kërkuan Serbisë të mos e pranonte propozimin, të tërhiqej nga dialogu. Kryetari  i Komitetit Ekzekutiv të SNS-së, Darko Gliçiç,  tha se Vuçiç pasi dëgjoi pikëpamjet, reagoi ashpër dhe shtoi, se nëse dikush mendon se mund ta drejtojë më mirë Serbinë, unë do të tërhiqem. Nëse dikush mendon se është më mirë të shkatërrohet vendi ekonomikisht, atëherë unë ia dorëzoj qeverinë kujtdo që është më i zgjuar se unë”, iu përgjigj Vuçiç kritikave që i kishin paraqitur disa të pranishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …