Ka ndërruar jetë, veprimtari i çështjes kombëtare, Rizah Tahir Kadriaj

Ka  ndërruar jetë, veprimtari i çështjes kombëtare, Rizah Tahir Kadriaj. Mbledhja komemorative do të mbahet me 29 korrik të vitit 2022 duke filluar në orën 13:00, ditë e premte në Shtëpinë e Felbahut në Therandë (ish Suharekë) nën kujdesin e kryetarit të komunës z. Bali Muharremaj Ceremonia e varrimi bëhet në ora 15:00 në vendlindjen e veprimtarit në Krushicë të Epërme. Rizah Kadriaj ishte djali i martirit dhe veprimtarit të Ballit Kombëtar, Tahir Mustafa, njëherësh bashkëveprimtar i Heroit të Kosovës, Enver Hadri, të cilët për tri dekada nuk e pushuan aktivitetin për çështjen kombëtare, duke vazhduar edhe pas vrasjes së heroit, Enver Hadri.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …