leoni

Ka nisur faza e dytë e restaurimit të kullës muze të Ilaz Kodrës

Kulla muze e Ilaz Kodrës në Prekaz ka filluar të restaurohet në fazën e dytë ku përfshihet rregullimi i hapësirave të jashtme, oborrit dhe konservimi i veturës së komandantit Ilaz Kodra. Për të parë nisjen e punimeve në këtë projekt, në Prekaz ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë. Zoti Nura ka kërkuar nga kompania që ka filluar realizimin e punimeve që punët në kullë të realizohen me profesionalizëm dhe sipas projektit, duke kërkuar cilësi maksimale të punimeve, pasi kulla muze e Ilaz Kodrës ka rëndësi të veçantë dhe simbolizon vlerat patriotike dhe heroizmin e Heroit Ilaz Kodra dhe familjes Kodra ndër breza. Kjo kullë gjatë periudhës së luftës së UÇK-së ka qenë vend takim i udhëheqësve të parë në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari. Në të janë bërë plane për luftë kundër ushtrisë pushtuese serbe.

Ilaz Kodra është figurë shumë e rëndësishme e luftës së UÇK-së. Ai ishte komandant i Brigadës 114 “Fehmi Lladrofci” në zonën e Drenicës dhe ra heroikisht më 30 prill të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Angazhohen ekipe shtesë për grumbullimin e mbeturinave në komunën e Ferizajt

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave nga Komuna e Ferizajt, …