Ka përfunduar e qetë dhe pa incidente protesta e serbëve në qytetin e Mitrovicës

Ka përfunduar e qetë dhe pa incidente protesta e serbëve në qytetin e Mitrovicës. Para masës protestuese, kanë mbajtur fjalime drejtues serbe të institucioneve lokale dhe të partive politike si dhe autoritete lokale që janë larguar nga institucionet e Kosovës. Gjatë fjalimit të tyre, liderët politikët të serbëve të Kosovës kanë theksuar se ata nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës pa u plotësuar paraprakisht kërkesat e tyre. Protesta ka filluar rreth orës 12.00 dhe ka përfunduar rreth orës 13.00.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …