leoni

Ka përfunduar mbledhja e nëntë e KPF-së në komunën e Rahovecit për vitin 2023

Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit z. Arbër Zenunu, është mbajtur mbledhja e nëntë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u proceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik parcelën P-01035-0 në Zonën Kadastrale Xërxë;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e Pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale P-02302-0, me pronën e institucionit qendror P- 02240-1, për interes publik ZK-Rahovec;

  4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ridestinim të mjeteve;

  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2024;

  6. Shqyrtimi i Raportit të komisionit për Zbatimin e procedurave dhe Vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të Pronës së Paluajtshme të Komunës, sipas vendimit 01 Nr.23/23, i datës 27.04.2023;

  7. Informatë nga DKA-ja për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024;

  8. Informatë për muajin e mërgimtarëve prej 15 korrikut, deri më 15 gusht 2023;

Propozimi i kuvendarit, Defrim Kafexhiu, që në seanc të rregullt të ketë informata shtesë nga drejtoria për Buxhet dhe Financa, mbi projektet specifike që nuk janë të specifikuara në buxhet. Si zakonisht edhe për këtë mbledhje të KPF-së, do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njëjti do të publikohet në faqen zyrtare të komunës.

May be an image of 1 person and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …