leoni

Kryetari Latifi nderoi kujtimin për dëshmorin Skender Gashi nga Sapniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me familjarë, bashkëpunëtorë, përfaqësues të OVL të UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe miq, në Landovicë nderuan kujtimin për dëshmorin Skender Gashi nga Sapniqi. Kryetari Latifi tha se, Skenderi ishte ndër luftëtarët e parë të lirisë, i cili la rehatinë dhe mirëqenien në Austri dhe u bashkua në radhët e çlirimtarëve në UÇK. Jeta dhe vepra e tij qenë mbushur me atdhedashuri dhe në çdo hap e veprim e dëshmoi këtë. Pjesëmarrës në shumë beteja të UÇK-së, prej nga doli faqebardhë e i pathyer. Gjatë gjithë luftës, udhëhoqi me përgjegjësi njësitin që i ishte besuar, duke mos u bërë bisht asnjëherë detyrave luftarake. Si komandant i logjistikës në njësinë e TMK-së, në Sallagrazhdë, dëshmoi aftësi e kompetencë ushtarake. Skender Gashi u vra pabesisht nga një dorë tinëzare më 18 shtator 2000, duke lënë në kujtesë një mori veprash luftarake e organizative. Skender Gashi, u shqua si një luftëtar i zoti dhe epror i dalluar i UÇK-së, pas luftës, edhe si një epror përkushtuar i TMK-së, duke mbetur i paharruar në kujtesën tonë dhe të brezave pas nesh, për punët e mëdha e fjalët e pakta, për vendosmërinë e devocionin në kryerjen e detyrave ushtarake, për ndershmërinë e besnikërinë e dëshmuar. Gjithçka në jetën e tij ishte veprim dhe aksion për atdheun, duke u bërë shëmbëlltyrë. Kujtimi dhe nderimi për Skenderin janë pjesë e obligimeve tona dhe ne do ta ruajmë me respekt e admirim, sepse ai u dëshmua si bir besnik i këtij populli që i dha të gjitha, edhe jetën për lirinë dhe ndërtimin e paqes në Kosovë.

Mund të jetë një imazh i 10 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …