Sylë Ukshini: Kuvendi nuk duhet të mbahet peng nga provokimet e Listës Serbe

Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka komentuar shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjes rreth propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, duke vlerësuar se institucionet nuk duhet të bllokohen për shkak të veprimeve të një deputeti. Ukshini tha se, ndonëse Lista Serbe, sipas tij, ka provokuar me formulimin e përdorur gjatë propozimit, interesi i funksionimit të Kuvendit duhet të jetë mbi këtë çështje. Ai sugjeroi që ndaj deputetit të Listës Serbe të ndërmerren masa administrative, përfshirë heqjen e mëditjes dhe, nëse parashihet me procedura, edhe masa të tjera që mund të çojnë deri te humbja e mandatit. “Me mbajt peng për Simiqin Kuvendin, sepse nuk ka sens. Sa herë që të mund të provokojnë ata, ne nuk mund ta mbajmë shtëpinë tonë për agjenda të tyre”, deklaroi Ukshini. Ai tha se është e vështirë të përcaktohet nëse pas zhvillimeve të fundit ekziston një skenar i caktuar, por paralajmëroi se institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme që të mos bien në një “kurth” të mundshëm të ndërtuar nga pala serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Zgjedhjet janë skenar i Kurtit, po pritet që datën ta caktojë Albulena

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rikthimi i Kosovës në zgjedhje është një …