Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Besnik Tahiri: Nëse ka guxim, Albin Kurti, le të dalë në zgjedhje, dhe e sheh çka ndodh, pasi e di mirë se e ka humbur fuqinë elektorale

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti humorist, duke thënë se ai e ka humbur fuqinë e tij politike. Kurti s’ka kujdes as ndaj njerëzve që i ka në Lëvizjen Vetëvendosje, “e lërë më për opozitën dhe partitë e tjera”. Kryeministri Kurti ia filluar të bëhet humorist, ky asnjëherë s’ka pasur kujdes për opozitën, lërë për opozitën e partive të tjera, por as për njerëzit ndryshe në partinë e vet. Nuk kujdeset për njerëzit në parti që kanë mendime të ndryshme, e lërë për partitë e tjera. Se kush sa e ka fuqinë politike na e jep populli, le të del nëse ia mban në zgjedhje dhe e sheh çka ndodh me të. Ai e dinë qe e ka humbur fuqinë elektorale politike, për këtë është bërë humorist”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, reagoi pas udhëtimit të Kurtit në Forumin Ekonomik të Austrisë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pas lajmit …