leoni

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Konferenca ku shfaqi mjerimin, Albin Kurti, duhej të ishte raportim në Kuvendin e Kosovës, pasi ai i humbi të gjithë aleatët

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun me Serbinë. Ai e  ka quajtur vajtim  dhe dëshmi e paaftësisë së Kurtit për të udhëhequr me dialogun me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, në koordinim me aleatët dhe me konsensus të brendshëm politik për këtë proces të rëndësishëm, ka shkruar Hoti.  Raportimi, duhet të bëhet në Kuvendin e Kosovës, siç e kërkon Rezoluta e Kuvendit, ku thuhet: “Kryeministri raporton në Kuvend para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”. Kujtojmë se në dy vite dialog, vetëm një informatë është dhënë në Kuvend nga Kryeministri në një seancë të kërkuar nga opozita. Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës duke e degraduar dialogun nga: “Dialog për marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve”, në “Dialog për menaxhim të krizave.  Për herë të parë Kosova është e vetme në dialog karshi Serbisë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk e ka afër asnjë aleat për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në procese negociatore të Kosovës me Serbinë, ka saktësuar Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …