Ka përfunduar takimi i Ekipit Negociator, ndërkohë që u finalizua edhe Platforma për dialogun me Serbinë

Ka përfunduar takimi i Ekipit Negociator, ndërkohë që u finalizua edhe Platforma për dialogun me Serbinë

Ka përfunduar takimi i Ekipit Negociator, ndërkohë që u finalizua Platforma për dialogun me Serbinë. Pas këtij takimi bashkëkryesuesi, Shpend Ahmeti i pyetur se a do të përfshihet korrigjimi në kufijve në platformë ai u përgjigj se platforma përmban vetëm atë që Kushtetuta e Kosovës e lejon. “Platforma buron nga kushtetuta ai është dokumenti ynë bazë dhe ne nuk kemi mandat me shkel kushtetutën sepse në të integriteti territorial është i pacenueshëm dhe këtë e kemi të qartë si Ekip. Ai njoftoi se nesër kjo platformë do ti dorëzohet Kuvendit. “Ne besoj nesër në ora 10:00 do ta dorëzojmë zyrtarisht te kryetari i kuvendit. Nesër kjo u përcillet 120 deputetëve dhe pas takimit do ta publikojmë. Sot i patëm diskutimet përfundimtare besoni që për çdo fjali kemi diskutuar dhe ky është qëndrim zyrtar i republikës së Kosovës karshi dialogut. Gjatë ditëve në vijim nesër do t’ia dorëzojmë edhe subjekteve tjera opozitare përveç PSD-së”, tha Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …