Ka vdekur në moshën 87-vjeçare akademiku, mjeku i njohur, kardiologu, Ylli Popa

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare akademiku, mjeku i njohur, kardiologu, Ylli Popa

“Pas një gjendjeje të përkeqësuar kronike të shëndetit, u nda nga jeta akademiku Ylli Popa, intelektual i mirënjohur, me veprimtari të shumanshme, të shtrirë në më shumë se gjashtë dekada”, bën të ditur Akademia e Shkencave. Mësohet se ceremonia e Varrimit është sot në orën 17.00. Nisja nga shtëpia e tij: Adresa: Rr. Sami Frashëri, Pallati Nobis, Tiranë. Ylli Popa ka qenë deputet i Kuvendit Popullor të Shqipërisë për dy legjislatura si dhe anëtar themelues i Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Ai për vite të tëra ka qenë edhe mjek i Enver Hoxhës, deri në ditën e vdekjes. Akademia e Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së akademik Popës, botës akademike shqiptare e më gjerë, si dhe miqve e kolegëve të tij. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …