Brickos

Kabashi dhe Tërpeza bëhen me fushë sportive

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka vizituar sot fshatrat Tërpezë dhe Kabash të Vitisë, për të parë nga afër punimet  në rregullimin e fushave sportive në këto lokalitete. Të dy këto fusha sportive janë mbuluar edhe me shtresë të gomës. Kryetari Haliti me këtë rast theksoi se qeverisja lokale në Viti, po vazhdon të krijoj hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe potencoi se me rregullimin e këtyre fushave po plotësohen kushtet për zhvillim sa më të mirë të aktiviteteve sportive. Ai tha se Vitia ka shumë talent në disiplinat e ndryshme sportive por edhe shumë sport dashes të cilët me padurim presin të funksionalizohen këto hapësira sportive. Përndryshe në këtë komunë, me fusha të standardëve të mira janë bërë më parë edhe shumë lokalitete të tjera.

May be an image of 7 people and people playing tennis

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …