Kadetët Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku të diplomuar në akademinë ushtarake të West Point i shtohen radhëve të FSK-së

Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku të diplomuar në akademinë ushtarake të West Point i shtohen radhëve të FSK-së

Arelena Shala dhe Ylli Dalladaku janë ushtarakët e rinj që do t’i shtohen radhëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të diplomuar në akademinë prestigjioze ushtarake të West Point që gërsheton mësimin e doktrinave të taktikave ushtarake me edukimin akademik. Ceremonia e tyre e diplomimit ishte mjaftë e veçantë, madje në të mbajti fjalim edhe kryetari amerikan, Donald Trump. Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka uruar sot Shalën dhe Dalladakun, duke theksuar se kanë bërë krenarë gjithë Kosovën. “Ju keni bërë krenarë gjithë Kosovën me arritjen e juaja dhe sensin e shërbimit dhe detyrës. Ne hedhim kapelat në ajër, për të festuar për ju dhe suksesin tuaj të ardhshëm në Ushtrinë e Kosovës”, thuhet në urimin e ambasadës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …