Veseli: Nëse del se është e vërtetë se jam përfshirë në fajde unë jam i gatshëm nga sot të japë dorëheqje

Kadri Veseli: Javën e ardhshme do të inciohet Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se javën e ardhshme do të mblidhet Kryesia dhe do të inciohet Tribunali Ndërkombëtar për krimet e Serbisë në Kosovë, madje pë këtë tashmë kanë nisur hapat e parë përë këtë. “Që në ditën e hënë unë do ta thërras një mbledhje të kryesisë së Kuvendit në mënyrë që ta kemi ditën e enjte një seancë të Kuvendit për inicimin e kësaj Gjykatë Ndërkombëtare, për gjenocidin serb të kryer mbi qytetarët e Republikës së Kosovës, mbi shqiptarët. Do të fillojmë fazën e parë, themelimin e një Komisioni shtetëror ku do të jetë përfaqësimi i të gjitha grupeve politike, shoqatat, institucionet relevante, ato të gjyqësisë, edhe të policisë, prokuroria, gjyqësia edhe policia, në mënyrën që të vazhdojmë pas kësaj faze të inicimit. Do të vazhdojmë fazën e dytë që është shumë e rëndësishme: dokumentimi. Edhe faza e tretë është themelimi Tribunali Ndërkombëtar”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …