Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Krye parlamentari Kadri Veseli ka bërë të ditur se ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, i cili do të hetojë listat e fryra të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se ai, ashtu siç ka premtuar, do të jetë i pa kompromis në luftën kundër korrupsionit, nepotizmit dhe abuzimit të pushtetit. Në listën e nënshkruesve të kërkesës për komision hetimor, përveç Kadri Veselit janë edhe 7 deputetë tjerë të PDK-së që kanë qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë: Fadil Beka, Bekim Haxhiu, Fatmir Xhelili, Hajdar Beqa, Xhavit Haliti, Elmi Reçica, Rafet Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …