Kadri Veseli

Kadri Veseli ka fruar kryetarët e partive politike, për një tryezë me qëllim arritjen e konsensusit politik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar ftesë krerëve të partive politike, për një tryezë diskutimi që ka për qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës. Takimi i thirrur nga kryetari Veseli do të mbahet ditën e martë, më 8 maj, ora 13:00, në Sallën C301, në Kuvendin e Kosovës. Për këtë tryezë, kryetari Veseli ka propozuar të diskutohet për çështjet më prioritare për shtetin, me theks të veçantë për: Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Agjendën e Integrimeve Evropiane, Formimin e Ushtrisë së Kosovës, Reformën Zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …