Kadri Veseli kërkon që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për thellimin e luftës kundër korrupsionit

Kadri Veseli kërkon që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për thellimin e luftës kundër korrupsionit

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në takimin e përbashkët që kishte me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka kërkuar që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për thellimin e luftës kundër korrupsionit. Ai i ka ftuar ata që të bashkërendojnë aktivitetet në mënyrë që dispozitat e reja të Ligjit që ka hyrë në fuqi së fundmi, të zbatohen në përpikëri, veçmas ato që ndërlidhen me mbajtjen e pozitave të shumëfishta. Veseli ka theksuar se pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kjo praktikë do të marrë fund. Ai ka thënë se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ndërsa, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka theksuar rëndësinë e ligjit të ri dhe ka shpjeguar dispozitat e reja që kanë hyrë në fuqi duke mundësuar një perspektivë të re që ndalon abuzimet me buxhetin e taksapaguesve të Republikës së Kosovës. Ministri i Financave, Bedri Hamza, ndërkaq, ka thënë se ministria që ai drejton do të ndihmojë me të gjitha resurset financiare zbatimin e këtij ligji në praktikë. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, nga ana e tij, tha se ligjet e reja anti korrupsion do te intensifikohet dhe thellohet më tej lufta kundër korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …