Brickos

OVL-UÇK

Kadri Veseli: Nisma e komisionit hetimor për veteranët ka për qëllim të ndalojë manipuluesit që po e abuzojnë UÇK-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se iniciativa e tij për komisionin hetimor për veteranët është bërë me qëllim të ndaljes së manipulueseve që po abuzojnë me UÇK-në, si dhe për t’ia kthyer dinjitetin veteranëve. Ai nuk komentoi krizën brenda koalicionit qeverisës, por tha se duhet të punojnë më shumë në disa çështje.  Përveç kësaj iniciative, kryeparlamentari bëri të ditur se pritët të ndërmarrë dhe iniciativa të tjera për të rregulluar statusin e veteranëve.  “Kjo iniciativë ka të bëjë me i ndalë zërat dhe me i ndal manipuluesit të cilët janë duke u munduar që të abuzojnë në emrin tuaj dhe emrin tim. Statusi i luftëtarit është i shenjtë. Andaj Shteti i Kosovës, nuk do të lejojë që luftëtarit t i jepet  lëmosh dhe statusi i tij të varet prej 170 euro. Do të thotë pas kësaj iniciative do të ketë dhe disa iniciativa të tjera  që do të rregullojnë statusin e luftëtarit që kanë të  bëjnë me marrë përgjegjësi me dhënë kontribut qoftë në çështjen e punësimit, apo ndërmarrësisë”, tha kryekuvendari, Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …