Kryekuvendari, Kadri Veseli

Kadri Veseli: Prej kur kam “hyrë” kryetar Kuvendit asnjë provim më nuk “kam mujt me kry”

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, gjatë votimit të pikave në rend dite ka pasur një “përplasje” mes deputetit të Nismës, Billall Sherifit, dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli. Pas një deklarate të deputetit Billall Sherifi, ku i kërkonte deputetëve të opozitës të votonin për një pikë në rend dite, kryeparlamentari Veseli duke i dhënë fjalën atij i tha atij që po bënë punë apeli i tij. “Ti Billall ki përvojë shumë me ish kryetarin e Kuvendit, po ta kam përmend emrin, kundër replikë menjëherë.

Ndërsa i menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Billall Sherifi i cili tha se Veseli po ka telashe me mësu gjëra tjera. Kryetar, a don ta përsërit në çdo seancë, kështu është problemi yt sepse kur e merr detyrën e kryetarit të Kuvendit, ki telashe me i mësua do gjëra, nuk e di a ki me i mësua ndonjëherë”, tha Sherifi. “Jo nuk mundem me mësua sepse edhe doktoraturën nuk mundem me kry, prej kur kam hyrë kryetar Kuvendit asnjë provim më nuk kam mujt me kry”, ishte përgjigja e kryekuvendarit, në stilin dhe gjuhën e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …