leoni

Kadri Veseli thotë se Kosova është ende me plagë e hapura, për faktin se ende nuk dihet për fatin e shumë njerëzve tanë

Kadri Veseli thotë se Kosova është ende me plagë e hapura, për faktin se ende nuk dihet për fatin e shumë njerëzve tanë

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës është hapur ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, me rrëfime të familjarëve të të pagjeturve, fotografi të Atdhe Mullës dhe të kuruar nga artistja dhe arkitektja Eliza Hoxha. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në fjalën e tij para të pranishmëve, tha se në 20 vjetët e lirisë dhe 11 vjetët e shtetësisë, Kosova ka pasur gëzimet dhe hidhërimet e saj. Veseli tha se Kosova ka arritur t’i sanojë pasojat materiale të luftës, por pjesa shpirtërore e saj mbetet ende një plagë e hapur, për faktin se ende nuk dihet për fatin e shumë njerëzve tanë. Veseli shtoi se plaga e të pagjeturve është ënde e pashëruar dhe ne duam drejtësi.  Ai tha se për këtë duhet të japë përgjegjësi Serbia. Bajram Qerkini, përfaqësues i familjeve të të zhdukurve, tha se dhimbjet e familjarëve të të pagjeturve duhet të thuhen para të gjithëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …