Pagat më të larta të vendit do t’ i ketë treshja: Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca më të ulëtat, shërbyesit civilë

Kadriaj: Ministria e Punëve të Jashtme e drejtuar nga Donika Gërvalla, po përcillet me shumë skandale

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Tima Kadriaj ka shfaqur shqetësimin e saj për skandalet e njëpasnjëshme që po ndodhin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit tonë. Ajo ka shkruar se ky dikaster i Qeverisë Kurti që po udhëhiqet nga ministrja Donika Gërvalla, po përcillet me shumë skandale. “Është për keqardhje se ku është niveli i përfaqësimit, punës dhe angazhimit të dobët të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, me në krye Ministren Donika Gërvalla! Është për tu shqetësuar me rastin e bashkëvendasit tonë, bashkatdhetarit tonë Engjell Lekaj, të cilit Ambasada e Shtetit të Kosovës, i rekomandon nxjerrjen  dhe pranimin e dokumenteve të shtetit Serb, përkundër asaj që Kosova qe 25 vite është e lirë, ndërsa ka 16 vite që është e pavarur. Kjo padyshim është skandal, dhe dështim i Ministrisë se Jashtme dhe misionit diplomatik të shtetit tonë me në krye Ambasadorin, Martin Berisha! Është koha për reflektim sa nuk është bërë vonë!” ka shkruar mes tjerash deputetja e Kuvendit të Kosovës, Tima Kadriaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …