Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Salih Mustafës, dëshmitari ndërron dhe ngatërron deklaratat

Kalimi i dosjes së çështjes së Salih Mustafës tek trupi gjykues parashikohet të bëhet më datën 7 maj 2021

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale në Hagë është bërë e ditur se gjykatësi paraprak Nicolas Guillou ka urdhëruar që varësisht nga zgjidhja e çështjeve të papërfunduara kalimi i dosjes së çështjes së Salih Mustafës te trupi gjykues parashikohet të bëhet më 7 maj ose rreth kësaj date. Në këtë njoftim thuhet se më 5 mars gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes, gjykatësi me vendim gojor ka ftuar mbrojtjen që deri me 30 prill të dorëzojë dosjen e saj paraprake.Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i arrestuari i parë nga Specialja. Ndryshe, më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …