Shaip Kamberi

Kamberi: Nëse Serbia do bashkëpunim me shqiptarët, ajo duhet të zbulojë se pari varrezat e shqiptarëve

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kishte thënë se demokracia në Serbi është me keq sesa në kohën e diktatorit Millosheviq. E kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të ashpra në Beograd, përfshirë edhe kryetarin serb. Kamberi ka thënë se sa herë që është takuar me Vuçiqin ai asnjëherë nuk është shprehur i gatshëm të zgjidh problemet e shqiptarëve. Ai thekson se nëse Serbia do bashkëpunim me shqiptarët, ajo duhet të zbulojë se pari varrezat e shqiptarëve. Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë shton se Kosova duhet të kërkojë ta shtrojë edhe problemin e shqiptarëve të Kosovës Lindore në dialog. Ai thotë se Serbia nuk po respekton të drejtat e shqiptarëve që janë me kushtetutë, ndërsa kërkon nga Kosova që të tejkalojë Planin e Ahtisaarit për të drejtat e serbëve në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …