Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Trumpi dhe përqafimet!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë fushatës zgjedhore qe po mbahet atje tha: “E ndalëm konfliktin 400-vjeçar Kosovë – Serbi, tani ata përqafohen dhe puthen!”… Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka vazhduar tubimet para zgjedhore presidenciale. Gjatë fjalimit nuk harroi që përsëri të mburrej me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se i kanë ndaluar vrasjet 400 vjeçare mes tyre!

Po ky, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka kërkuar falje për bombardimet në Serbi, të cilat kanë ndodhur gjatë udhëheqjes së Bill Clintonit, shkruan Nedelnjik, transmeton Klan Kosova.

Gjatë intervistës së tij të parë dhënë për mediat e Evropës Lindore, Trump ka premtuar politikë të re ndaj Ballkanit, në qoftë se fiton zgjedhjet.

“Bombardimi i serbëve, të cilët ishin aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ishte një gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq, administrata Clinton u ka shkaktuar atyre një të keqe, njëkohësisht edhe gjithë Ballkanit, nga të cilat kanë bërë rrëmujë”, ka thënë Trump në vitin 2016!!!

Nuk e di, nëse Presidenti Trump e di, apo bënë sikur nuk po di!?

Aeroplanët me tanke, të cilat Rusia i ka dhuruar Serbisë kanë filluar të aterrojnë në aeroportin e Batajnicës- citon media ruse “Sputnjik”.

Rusia i ka dhuruar Serbisë 30 tanke T-72MS, të cilat tashmë janë dorëzuar në Serbi. Ish ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, tha se Serbia ka marrë tanket T-72, si donacion në kuadër të marrëveshjes ushtarako-teknike midis presidentëve Vuçiq dhe Putin.

Si pjesë e marrëveshjes ushtarako-teknike, Serbia ka marrë nga Rusia, përveç këtyre tankeve, edhe automjete tjera të blinduara. Si pjesë e bashkëpunimit ushtarak-teknik, Serbia gjithashtu bleu aeroplanë “Mig-29”, helikopterë MI-17 dhe MI-35, dhe sisteme të mbrojtjes ajrore “Pancir” nga Rusia!

 Po, pra, nga “ekstaza” e përqafimeve të Elitës serbe dhe Elitës shqiptare të Kosovës, kanë shkuar deri atje sa që; nuk e di nëse Presidenti Trump e ka pa, apo nuk po do ta sheh, se nga “ekstaza e paqes” së arrirë në Uashington, qeveria Serbe po zbarkon tanke dhe mjete tjera luftarake nga Rusia, mbase kanë ndërmend që të përqafohen prapë me shqiptarët e çmimin Nobel ta marrin kryeparët!…

Nga përvoja jonë shekullore, aq sa kemi dëgjuar edhe nga stërgjyshërit tanë, aq sa kemi përjetuar edhe mbi kurrizin tonë, Pushteti serbe që nga mesjeta e këndej, shqiptarët i ka larë në gjak, madje kanë zhvilluar deri edhe fushatë me përmasa gjenocidi mbi shqiptaret autokton, në mënyrë që t’i zhbënin dhe zhduknin shqiptarët, duke i vrarë, djegur, ndjekur, dhunuar e përdhunuar, madje kanë djegur e vrarë edhe fëmijët shqiptarë që në djep!

Tani falë Trumpit të parafushatës, serbet dhe shqiptarët po përqafohen mes vete, (Po si!)…

 29-11-2020

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …