Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz sot do të qëndrojë për një vizitë në Prishtinë, gjatë turneut të tij dyditor në vendet e Ballkanit. Vizita e tij zhvillohet disa muaj pas vizitës së ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila u takua me Albin Kurtin e Hekuran Muratin, duke vënë theksin tek rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe dialogu, ndërsa premtoi se Gjermania do ta kryejë punën e saj sa i përket vizave. Gjermania ka emëruar edhe një përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, i cili do të përkushtohet veçanërisht për këtë rajon. Scholz, që është kancelar nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë, ka lidhur koalicion me të Gjelbërit për krijimin e qeverisë në Gjermani. Në programin e përbashkët për herë ta parë, Ballkani Perëndimor zinte një vend të veçantë ku ndër të tjera thuhej se prioritet është dialogu Kosovë-Serbi dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …