Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David Mccallister, ka kërkuar nga kancelarja gjermane që ta pranojë propozimin e Serbisë për zgjidhjen e problemit me Kosovën. Sipas burimeve të gazetës “Blic” Mccallister është takuar me Angela Merkelin dhe ia ka paraqitur asaj propozimin e Beogradit. “Ai ka thënë se duhet përkrahur marrëveshjen e dy palëve, përkatësisht se duhet përkrahur atë propozim të cilin Serbia është e gatshme ta pranojë. Kancelarja pa u hamendur e ka hedhur poshtë”, thotë burimi i paidentifikuar. Edhe pse pritej që Angela Merkel, si njëra nga liderët e botës që me Serbinë dhe me kryetarin e saj Aleksandar Vuçiq ka marrëdhënie të mira, se do ta përkrahte propozimin për ndryshim kufijsh në marrëveshje me dy palët, kjo nuk ka ndodhur, shkruan gazeta. “Kancelarja nuk e ka asnjë probleme me vendin tuaj dhe me kreun shtetëror të saj, por është e vetëdijshme se ndryshimi i qëndrimit ose zbutja e tij do ta vinte në pozitë të palakmueshme Gjermaninë”, ka thënë burimi.
Kontrolloni gjithashtu
Specialja mbyll dëshmitë, por jo kontestimet, kritikat shtohen teksa rasti i krerëve të UÇK-së, hyn në fazën finale
Gjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara po hyn në …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
