Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Qeverinë nuk e rrëzon opozita por ndonjëra prej partive të koalicionit qeverisës

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka mohuar çdo mundësi që Qeverinë aktuale ta rrëzojë opozita, sepse sipas saj, partitë opozitare nuk i kanë numrat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Musliu ka thënë se Qeveria mund të bjerë vetëm nëse dëshirojnë subjektet e koalicionit qeverisës. Asnjëherë këtë Qeveri nuk mund ta rrëzojë kjo opozitë. Besoj se për këtë janë të vetëdijshëm opozita dhe opinioni publik. Më vjen keq që opozita me këto pretendime po i manipulon qytetarët e Kosovës. Pra, rrëzimi i Qeverisë ndodh vetëm nëse ndonjëra prej partive të koalicionit qeverisës merr vendim për këtë çështje, pastaj të bashkëpunojë me partitë opozitare”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …