Zoran Zaev

Zoran Zaev: Nuk do të vonojë procesi i implementimit të Marrëveshjes së Prespës

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev,  thotë se gjatë kësaj jave duhet të dihen hapat e ardhshëm lidhur me procesin e përgjithshëm të implementimit të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivat e mëtutjeshme për integrim të vendit në BE dhe NATO. VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe më tej mbetet me qëndrimin se nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese, ndërsa pushteti se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që të sigurojë dy të tretën e shumicës, në të kundërtën do të shkohet  në zgjedhje të parakohshme.  “Besoj se do të kemi ndonjë rezultat deri në fund të javës ose në fillim të javës së ardhshme. Diku rreth 10 tetorit është njëfarë afati t t’i komunikojmë opinionit se është siguruar shumica e nevojshme dy të tretat”, ka thënë Zaev.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …