Brickos

Kandidati i AAK-së për kryetar, Ramush Haradinaj, thotë se zgjedhjet e së dielës janë referendum për qytetarët e Kosovës

Kandidati i AAK-së për kryetar, Ramush Haradinaj, thotë se zgjedhjet e së dielës janë referendum për qytetarët e Kosovës

Kandidati i AAK-së për kryetar të vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e të dielës janë referendum për qytetarët e Kosovës. “Qytetarët do të votojnë të dielën edhe do të vendosin. Kemi thënë që këto zgjedhje janë edhe referendum,  të paktën për dy tema me rëndësi. E para është statusi jonë ndërkombëtar ose fati jonë në integrimet euro-atlantike. Ne jemi shpallur shtet i pavarur, por ka 20 vjet nga çlirimi që punojmë së bashku – edhe me faktorin ndërkombëtar – që ta finalizojmë shtetësinë tonë dhe të jemi anëtar krenar i OKB-së, NATO-s, por edhe të anëtarësohemi në BE”. “Tash kur janë bërë 20 vjet dhe ende nuk jemi afër këtyre synimeve, atëherë shtrohet pyetja se çka do të bëjmë. A do të presim edhe 20 vjet? Këtë të diel vendosim se a do të presim edhe 20 vjet, apo duhet t i kryejmë punët sa i përket statusit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit tonë në integrimet euro-atlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …