Isni Kilaj

Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, tha se ish-deputetja e Nismës, Shukrije Bytyçi, përkrah kandidaturën e tij

Kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, njoftuar se  ish-deputetja e Nismës, profesoresha,  Shukrije Bytyçi, përkrah kandidaturën e tij për kryetar komune. “Kuadrot e tilla janë mjaft të rëndësishme në rrugëtimin tonë për zhvillimin e Malishevës. Përvoja e saj si profesoreshë e deputete e fuqizon vizionin tonë. Është po ashtu një dëshmi shtesë se po i afrohemi çdo herë e më shumë fitores. Bashkë për Malishevën”, ka shkruar Kilaj në një postim të tij elektoral.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …