Kandidati për deputet nga AAK-së, Haxhi Shala takon aktivistët në Brekoc të Gjakovës dhe Drenocit të Malishevës

Kandidati për deputet nga AAK, Haxhi Shala takon aktivistët në Brekoc të Gjakovës dhe në Drenoc të Malishevës

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Haxhi Shala, ka zhvilluar disa aktivitete zgjedhore me banorët e Brekocit të Gjakovës dhe me banorët e Drenocit të Malishevës. Këtë e ka bërë të ditur, Haxhi Shla përmes një postimi në rrjetin social. “Edhe sonte, Drenoci tregoi mobilizim dhe mbështetje për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për fitoren e madhe që po vjen. Drenoci është rreshtuar për z.Ramush Haradinaj, president dhe për kandidatët e AAK-së për deputet. Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …