leoni

Autoritetet shëndetësore rapotojnë për 327 raste të reja me Covid-19, 508 pacientë të shëruar dhe 5 raste të vdekjeve

IKSHPK raporton për 321 raste të reja me virusin korona ndërsa sot janë shëruar 313 pacientë të tjerë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të  ditur se gjatë 24 orëve të fundit, një person ka vdekur dhe janë regjistruar 321 raste të reja me coronavirus në Kosovë. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2 mijë e 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive.  Numri i përgjithshëm  i rasteve pozitive është 62 mijë e 9 raste nga 247 mijë e 484  të dyshimtë në virusin korona  dhe 1 mijë e 520 raste të vdekjeve prej fillimit të pandemisë, shumica prej tyre me sëmundje të tjera të rënda.  Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53  mijë e 768 raste. Numri i rasteve aktive është 6 mijë e 721 të evidentuar si të infektuar.

Kontrolloni gjithashtu

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës  me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …