Isa Mustafa: Vjosa Osmani nuk është frymëzuar nga LDK-ja kur ka thënë se Albin Kurti është sikur Hugo Çevezi

Isa Mustafa: Vjosa Osmani nuk është frymëzuar nga LDK-ja kur ka thënë se Albin Kurti është sikur Hugo Çevezi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke iu referuar deklaratës së Vjosa Osmanit për krahasimin që i ka bërë Albin Kurtit me Hugo Çavezin ka sqaruar se në deklaratat e LDK-së as të tijat, nuk ka pasur krahasime e cilësime  tilla. Ato nuk i gjeni dot  në asnjë deklaratë të LDK-së dhe në deklarimet e mija si kryetar. Se kah është frymëzuar Vjosa është puna e saj, por jo nga LDK”, tha Mustafa. Ai ka pranuar se e ka cilësuar Vetëvendosjen parti të ekstremit të majtë, të dhunshme dhe parti me orientim totalitar, por sa i përket Hugo Chavezit është deklaratë e Vjosa Osmanit, e cila tani po e mohon, mbase edhe  është penduar, sepse po frikësohet nga “prijësi suprem. Ndryshimin e qëndrimeve të Osmanit, Isa Mustafa  e ka komentuar edhe si pragmatizëm të saj karshi mundësisë për t’u bërë presidente.

Në intervistën e përfolur, Vjosa  Osmani kishte deklaruar se Kurtit i ka mbetur vetëm dëshira për pushtet dhe se i ka ndryshuar të gjitha parimet. Madje, Osmani ka thënë se Kurti duhet të mësohet ta dojë Kosovën dhe ta pranojë si projekt të përhershëm. “Mes meje dhe z.Kurti është z.Kurti ai që e konsideron PDK-në si konstante, ndërmjet meje dhe z.Kurti është z.Kurti ai që sot thotë do të bashkëpunojë me Hashim Thaçin, mes meje dhe z.Kurti nuk kam qenë unë në këtë studio por ka qenë ai që ka thënë se qeverinë e ardhshme do ta ndërtojë me eksponentë të PDK-së dhe AAK-së. Z.Kurti duhet ta pranojë Kosovën si projekt të përhershëm, duhet ta dojë republikën e Kosovës siç e dua unë edhe kur jam në opozitë edhe kur jam në pushtet. Unë shpresoj që do të ndryshojë sepse është e domosdoshme, sepse në fakt ka ndryshuar në gjithçka, e vetmja që i ka mbetur sepse për të gjitha kartat tjera ka hequr dorë, mirëpo kjo nuk nënkupton që ne nuk duhet të shkojmë nga një sistem i Pablo Escobarit që me të drejtë qytetarët e kanë krahasuar, në një sistem të Hugo Chavezit, sepse për fat të keq z.Kurti dhe partia e tij po i helmojnë qytetarët me shpifje shumë të ulta.“, kishte thënë Osmani në intervistën e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …