leoni

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, zhvilloi një takim me disa nga kandidatët për Asamble të kryeqytetit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, zhvilloi një takim me disa nga kandidatët për Asamble të kryeqytetit

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj zhvilloi sot takim me disa nga kandidatët për Asamble të Prishtinës. Ai tha se ky takim ishte informues dhe konsultues me disa nga kandidatët për Asamble Komunale, ku temë diskutimi ishte krijimi i Shtabit Zgjedhor, hartimi i listës për Asamble Komunale dhe Programi. Ata po ashtu diskutuan rreth agjendës elektorale e cila po merr mbështetje nga të gjitha shtresat e kryeqytetit. ”Konsolidimi i programit tonë për të mirën e Prishtinës, do të jetë oferta më serioze për Kryeqytetin”, ka saktësuar Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …