Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, takoi banorët e fshatrave të Vrrinit

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, takoi banorët e fshatrave të Vrrinit

Kandidati për kryetar të  Prizrenit, Shaqir Totaj, takoi banorët e fshatrave të Vrrinit (Poslisht, Billushë dhe Lubeqevë) nga ku morri mesazhin e qartë, që Vrrini heroik, vazhdon të jetë bastion tradicional i PDK-së. Kandidati Totaj theksoi se, fitorja e 22 tetorit është fitore e tyre sepse do të ketë edhe më shumë investime kapitale në Vërri. Totaj siguroi simpatizantët dhe të pranishmit, se, subvencionimi i bujqësisë dhe rritja e mirëqenies sociale janë prioritetet e tij dhe platformës së PDK-së, për zonat rurale. Kryetari i ardhshëm i Prizrenit, z.Shaqir Totaj, falenderoi këto fshatra për kontributin e tyre, para dhe pas luftës, të cilët kanë ditur të japin shumë për Prizrenin dhe Kosovën. Simpatizantët e PDK-së në këto fshatra, uruan nga sot, kryetarin Totaj, për fitoren plebishitare që do t’a shënojë PDK-ja, në zgjedhjet e 22 tetorit, duke garantuar në rikonfirmimin, si bastion i tradicional i PDK-së, për 17 vite rradhazi.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …