Qendra Rinore SHLK në Rahovec nga 9 deri më 13 tetot 2017 organizon debate në kuadër të aktiviteteve për rininë

Qendra Rinore SHLK në Rahovec nga 9 deri më 13 tetor 2017 organizon debate në kuadër të aktiviteteve për rininë

Qendra Rinore SHLK në Rahovec në kuadër të aktiviteteve të saja të shumta për rininë nga data 09.10.2017 deri me date 13.10.2017 organizon debate të hapura publike me kandidatët potencial të cilët garojnë për kryetar komune në Rahovec. Sot ishte I ftuar kandidati për kryetar te komunes në radhet e PDK-së z. Idriz Vehapi, kryetar aktual I komunës së Rahovecit, i cili tha se Rahoveci akoma ballafaqohet me nevoja të medha për infrastrukturë, por ne të rinjtë do ti mbeshtesim duke I dhëne fuqi së pari shkollave profesionale pastaj duke i punësuar ata të rinj të cilët e mbarojnë shkollën e mesme dhe universitetin, poashtu edhe do ti ndihmoj të rinjve në ndarjen e bursave për studime. Nder të tjera në këte debat pati edhe pyetje nga të rinjtë për transportin nga zona urbane në ato rurale dhe anasjelltas, pastaj regullimi I salles së sportit në shkollen e mesme ‘’12 Maji’’ Ratkocit, dhe të tjera.  Në fund z. Vehapi dha nje mesazh për rininë e vendit dhe I inkurajoi ata që të Lexojnë sa më shumë sepse vetem me punë mund të arrihet gjithqka. Qendra Rinore SHL-K në Rahovec gjatë gjith javës do të mbaj debate me kandidatët për kryetar të komunës. Jeni të mireseardhur.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …