Vetëvendosja: Visar Korenica është kandidati i vetëm që u ka ofruar një program të qartë qytetarëve

Vetëvendosja: Visar Korenica është kandidati i vetëm që u ka ofruar një program të qartë qytetarëve

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Rahovec me kandidatin për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica, ka prezantuar inovacionin e ri në këtë fushatë elektorale – shfletimin e programit tonë, “Rahoveci, qytet në çdo fshat” nga broshura JepiKokrrënRahovecit.  Kryetari, Visar Korenica, me këtë  rast konfirmoi se ai është kandidati i vetëm që u ka ofruar një program të qartë qytetarëve dhe është i pari kandidat që këtë e mundëson me shfletim online pas skanimit të QR Code në broshurë dhe banerin kryesor të vendosur në qytetin e Rahovecit.  Me këtë rast edhe zyrtarisht kemi zbuluar programin tonë qeverisës për 4 vitet e ardhshme i cili përbëhet nga 35 zotime në 10 fusha për numrin 10.  Është prezantuar edhe harta e trafikut urban i cili do të realizohet për herë të parë në Rahovec dhe i cili si kurrë më parë lidhë qytetin me fshatrat, pasi politikanë të papërgjegjshëm ndanë komunën.  Visar Korenica është zgjidhja e vetme nga këto zgjedhje për Rahovecin. Inkurajojmë me këtë rast të gjithë qytetarët që ta shfletojnë broshurën tonë #JepiKokrrënRahovecit dhe programin e zotimeve të realizueshme, me çka kjo është kontrata e tyre me kryetarin të cilit mund t’i kërkojnë përgjegjësi 4 vitet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …