Kandidati për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura: fitorja jonë do të jetë dedikim për Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Kandidati për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura: fitorja jonë do të jetë dedikim për Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Kandidati për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK-së, Fadil Nura, ka falënderuar Violeta Veselin bashkëshorten e Kadri Veselit, për përkrahje në kandidaturën për kryetar të Skenderajt. E kam mirëpritur me respekt të veçantë bashkëshorten e kryetarit Veseli, me të cilën ndajmë mendim të përbashkët se heronjtë e gjallë që po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë, do të dalin triumfues e faqebardhë në fund të procesit politik, në gjyqin  me të cilin po përballen. Ata kanë tejkaluar sfida edhe më të rënda dhe kanë triumfuar”. Fitorja jonë do të jetë dedikim për Kryetarin Hashim Thaçi dhe kryetarin, Kadri Veseli. Atyre ua kemi borxh një fitore të madhe më 17 tetor”, ka shkruar Fadil Nura në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …