Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti i fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti i fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar gjithë qytetarët e Prishtinës që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të votojnë sa më shumë për shkak se sot ata vendosin për fatin e tyre në katër vitet e ardhshme. Ai tha se komuna prek më shumë jetën e qytetarëve se sa që mendojnë qytetarët, andaj ka bërë të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

 

“Sapo ushtrova të drejtën time si qytetar për të votuar për balotazhin në Prishtinë. Sot është edhe me lehtë se herën e kaluar, më pak kohë. Unë shfrytëzoj rastin të ftoj gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote që vijnë sa më herët, të votojnë në numër me të madh, sepse gjithmonë e potencojmë, sepse kjo është dita kur të gjithë e kanë të drejtën që të vendosin fatin e tyre, sepse komuna prek jetën e qytetarëve në me shumë mënyra se sa qytetarët e ndien. Andaj i ftoj gjithë në këtë ditë të bukur për demokracinë që të votojnë sa më herët që është e mundur të jetë një dalje e madhe, të shfrytëzojnë gjithë të drejtën e tyre për të votuar ashtu siç bëmë ne”, tha Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …