Deri dje në adresë të KQZ-së kanë arritur 5 mijë e 900 pako të supozuara me fletëvotime të votuesve nga diaspora

KQZ: Deri në ora 11.00 kanë votuar 6.90 për qind e qytetarëve

Deri në orën 11:00 kanë votuar 6.90 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Kjo është bërë e ditur sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha në konferencën e dytë për media, se procesi zgjedhor në 19 komuna po zhvillohet normalisht.

 

“Në bazë të dhënave  të dërguara në mënyrë elektronike nga 96 për qind e vendvotimeve të 19 komuna të republikës së Kosovës e po ashtu dhe të komunës së Parteshit,  nga 1 milion 353 mijë e 307 votues sa janë gjithsej në 20 komuna të republikës së Kosovës, deri në orën 11 kanë votuar 89 mijë e 472 votues apo  6.90 për qind e votuesve. Në raundin e parë me 22 tetor në këto 19 komuna deri në të njëjtën kohë patën  votuar 118 mijë e 949 votues,  apo  8.78 për qind. Duke u mbështetur në informacionet e deritashme nga qendrat e votimit procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …