Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbajti tubim në Bregun e Diellit

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbajti tubim në Bregun e Diellit

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbajti tubim në Bregun e Diellit, në zonën rreth shkollës “Iliria” Ahmeti falënderoi banorët e kësaj lagjeje për përkrahjen e madhe që po i japin Lëvizjes Vetëvendosje drejt fitoreve të reja. “Përkrahja e madhe ngado që po shkojmë, po na jep energji për projektet e mëdha që i kemi në mandatin e radhës. Bashkëqeverisja jonë me qytetarët e ka bërë Prishtinën Komunë shembull për të gjitha komunat e tjera. Sukseset tona nuk janë individuale, por kolektive. Sukseset e Komunës së Prishtinës janë rezultat i punës së palodhshme të një organizate të tërë si Vetëvendosje!, dhe i qytetarisë aktive të Prishtinës. Tubimet si këto sonte, po na prijnë drejt fitoreve të reja, drejt zhvillimit të Prishtinës”, tha Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …